Aksident tragjik në autostradë, përplaset për vdekje burri që po kalonte rrugën

Një aksident tragjik është shënuar vetëm pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Një burrë është përplasur për vdekje nga një automjet, teksa ai ishte duke kaluar rrugën. Përplasja ka qenë e fortë dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje burri ka ndërruar jetë në vend.

Sipas dëshmitarëve shoferi nuk është larguar nga vendngjarja, teksa mësohet se ambulanca është vonuar disa minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.