Atentat shqiptarit në mes të Athinës, autorët marrin peng taksistin….

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Athinë, rreth orës  20:00 në sheshin Attiki.

Mediat greke raportojnë se shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk dihet ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Athinë.

Ai ka një plagë me armë zjarri dhe dyshohet se u qëllua nga një makinë.

Autorë të sulmit dyshohet se janë dy emigrantë, të cilët menjëherë pas ngjarjes hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e një arme e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larissas, ku ata u larguan. Zougla.gr shkruan se ata harruan një armë brenda automjetit, teksa u larguan me nxitim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.