Çmenduria në Tiranë/ “Më doli makina jashtë kontrollit”, ja ç’tha 32-vjeçari (Video)

Gjykata e Tiranës ka lënë burg 32-vjeçarin Arben Mema, i cili rrezikoi jetën e qytetarëve më 25 prill, duke hyrë mes përmes sheshit “Skënderbej”. Ai është paraqitur në seancën e sotme, teksa i pyetur nga gazetarët se përse e bëri atë veprim, ai ka thënë se i kishte dalë makina jashtë kontrollit.

“Më doli makina jashtë kontrollit, do kthehesha djathtas, ajo iku majtas|”, deklaroi 32-vjeçari, që sipas informacioneve të policisë ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit në kohën e ngjarjes.

Arben Mema akuzohet për “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.