Covid i merr jetën 17-vjeçarit, rëndë edhe babai tek “Sanatoriumi”

Tragjedia e regjistruar ditën e sotme ku u regjistrua humbja e një adoleshenti nga koronavirusi. Burimet raportuan se 17-vjeçari Qamil Seiti, me origjinë nga Memaliaj, por banues në Tiranë, para një jave ishte në gjendje të rëndë  dhe se prej 4 ditësh ishte i intubuar.

Por gjithashtu edhe prindërit e viktimës janë të prekur nga Covid-19. Sipas burimeve u bëmë me dije se nëna e viktimës fatmirësisht është shëruar nga kjo sëmundje dhe se para disa ditësh ka dalë nga spitali.

Ndërkohë babai i 17-vjeçarit është në betejën me koronavirusit, i shtruar në spitalin Covid2. 17-vjeçari  është shtruar në spitalin Covid 2 para një jave në gjendje të rëndë, prej 4 ditësh ishte i intubuar. Mësohet se edhe babai i 17-vjeçarit ndodhet në spitalin Covid 2, në gjendje të rëndë,i intubuar. Nëna e 17-vjeçarit është shëruar nga Covid dhe ka dalë para disa ditësh nga spitali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.