Dy filozofët e rinj me fjalor rrugaçësh

Nga Musa Kurtulaj:

Dy filozofet e rinj me fjalor rrugaçësh !

Ata që nuk paten rastin ta ndjekin “Zone e Lirë” te Arjan Çanit direkt mbremë, të bejnë çmos ta ndjekin në ritransmetim ose në Ytube ! Të ndalojnë tek “debati” mes dy të ashtëquajturve filozofë, Arjan Curri dhe Julian Zyla ! Duhet ta degjojnë ketë debat për të qenë më të qartë se si nuk duhet sjellur, se si nuk duhet folur, e gjithashtu per tu bindur se deri ku arrinë paftyrësia e polemikes në ekran dhe fyerja që i bëjnë publikut protagonistet e saj të “shkolluar” edhe në universitetet me emer në botë! Nuk gjënë fjalë për ta përshkruar turpin e fjalorit të tyre ndaj njeri – tjetrit ! Si mundet që këta filozof të rinj të flasin me zhargonin e denjë për në mesjetë ! E paimagjinueshme ! Ja kaluan edhe zhargonit me të flliqtë që jemi mësuar të dëgjojmë nga një grusht politikanësh në këto 30 vitet e fundit ! Me sa dimë, janë edhe pedagogë !!!!! Çfar tmerri, pedagogë me fjalorë tipik rrugaçësh !!!!! Pra, janë pjesë e edukatorëve të studentëve në mes të Tiranës ! Pu, pu, pu….sa poshtë ka rënë “pazari” i perzgjedhjes së atyre që ” duhet ti japin mend shoqërisë” në auditore, por edhe nga ekranet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.