E rëndë! Gjendet i vdekur polici shqiptar

Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në qytetin e Pejës, ku një efektiv policie, shqiptar nga Kosova, është gjetur pa shenja jete. Lajmi në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policer është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësitë policorë kanë shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitë e tjera relevante për të kryer procedurat e tjera të nevojshme.

Ndërkohë, Rugova ka shtuar se detaje të tjera lidhur me rastin do të bëhen publike, pasi të përfundojnë procedurat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.