E trishtë! COVID i merr jetën mësuesit në fshatin Dragot të Belshit

Një tjetër mësues ka ndërruar. Ka humbur sot betejën me COVID Avni Dragoti, i cili jepte mësim në shkollën e fshatit Dragot në Belsh.

Lajmin e hidhur e bën me dije faqja zyrtare në facebook e shkollës ku ai jepte mësim.

‘Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ka humbur betejën me COVID – 19 një nga mësuesit më të nderuar të shkollës sonë Avni Dragoti. Shprehim ngushëllimet dhe respektin për këtë mësues të vyer e me përvojë dhjetëra vjeçare në arsimimin e shumë brezave. Ndajmë këtë dhimbje me familjarët e tij,nxënësit dhe kolegët’, njofton drejtoria e shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.