I përplasi shoferi i dehur/ Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në Fier, vdes edhe një 20 vjeçar

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Fier. Pas 18-vjeçarit ka ndërruar jetë në spital edhe një 20 vjeçar. Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip Benz i cili akuzohet për tejkalim të shpejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Policia ka rrestuar shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.