I sapokthyer nga Gjermania, Covid-19 i merr jetën të riut nga Librazhdi

Një tjetër ditë tragjike në vendin tonë, pasi mes 9 viktimave nga koronavirusi ishte edhe një i ri nga Librazhdi.

Burime për mediat mësojnë se 29-vjeçari që ndërroi jetë nga Covid ditën e sotme është Olsi Skura nga fshati Pishkash.

Pas disa ditëve i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur në periudhën e pandemisë si COVID-2, zemra e të riut sot pushoi së rrahuri.

Skura nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese, por sipas burimeve, virusi i ka shkaktuar 29-vjeçarit trompozë. Ai ka qenë emigrant në Gjermani dhe sapo ishte kthyer.

Nisur nga shenjat që kishte, fillimisht në spitalin e Përrenjasit dyshimet ishin se temperatura ishte si pasojë e ftohjes, por më pas u nis me urgjencë për te spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku sot ndërroi jetë.

Viktimat që u shënuan sot janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja.

Ndërkohë që nga 1918 testime që u bënë në të gjithë vendin u zbuluan 538 raste të reja me koronavirus. 401 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.