Ilir Meta: Kush prek votën do i pritet dora!

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta foli në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku ndër të tjera bëri edhe një paralajmërim të fortë. Sipas presidentit, kush vjdh votat do t’i pritet një dorë! Gjithashtu presidenti dha edhe mesazhin se zgjedhjet nuk do të shtyhen përtej 25 prillit pavarësisht përpjekjeve për provokim apo grusht shteti.

Meta tha:

Zotit Basha dhe znj.Kryemadhi u kam bërë të qartë së zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, pavarësisht se mund te provokohen apo nëse do këtë ndonjë përpjekje për grusht shteti. Nuk më intereson fare çfarë ka bërë zonja Kryemadhi. Ajo që nuk ia fal zonjës Kryemadhi si kryetare e LSI-së, është lënia e mandateve në Parlament. Në demokraci nuk ka asnjë cm boshllëk dhe çdo boshllëk që e lë opozita shkon në interes të kapjes së pushtetit. Unë jam në krye të shtetit. Mua më intereson që vota e qytetarit të jetë e barabartë. Vetëm referendumi i 25 prill i çel negociatat. Zgjedhjet janë çdo gjë. Këtë duhet ta kuptojë çdo qytetar. Çdo qytetar i shet votën nuk ka të drejtë t’i kërkojë atij që e qeveris nesër llogari. E dyta, çdokush që nuk shkon të votojë nuk ka të drejtë të ankohet. Më 25 prill do t’ia bëjmë me dije CNN, Al Jazera se jemi popull shqiponjash dhe jo popull sorrash. Një votë po u prek, do pritet një dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.