Kërkoi dorëheqjen e Bashës, Kadilli: Beteja për zgjedhjet s’mund të jetë alibia e kryetarit, demokratët mund t’ia dalin shumë mirë dhe pa të

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli pasi kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe shpalli kandidaturën për kryetar ka dhënë një tjetër mesazh.

Kadilli pranon se raporti paraprak i OSBE konfirmon çdo akuzë të opozitës, por sipas tij kjo s’mund të jetë alibi e Bashës për të vijtuar kryetar i PD.

Ai thekson se beteja për zgjedhjet mund të vijojë edhe pa Bashën pasi demokratët mund t’ia dalin dhe pa të.

 

 

STATUSI NGA FATBARDH KADILLI

Faleminderit OSBE!

Raporti paraprak konfirmon çdo akuzë të opozitës.

Konfirmon ambiguitetin ligjor; përdorimin e mjeteve të pushtetit; blerjen e votave; agresivitetin fizik dhe verbal në fushatë; personalizimin e komunikimit te figurat e kryetarëve etj;

Qartazi këto zgjedhje nuk ishin të ndershme.

Opozita duhet të vazhdojë betejën ligjore për çdo akuzë dhe çdo rast të identifikuar;

Inkurajoj përfaqesuesit demokratë në proces të bëhen mbrojtësit e ligjit dhe shenjtërisë së votës.

Beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit;

Demokratët mund t’ia dalin shumë mirë edhe pa atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.