KONFIRMOHET! Vdes edhe babai i Qamil Seitit, 17-vjeçarit që COVID-i i mori jetën

Një lajm tragjik bëhet me dije këtë mbrëmje. Raportohet se ka ndërruar jetë babai i të riut Qamil Seiti, i cili humbi jetën nga Covid një javë më parë. I riu nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, por nuk arriti dot të fitonte betejën me Covid. Të shtruar në spital ishin dhe dy prindërit e tij, ku e ëma ka mundur të mbijetojë, por fatkeqësisht babë e bir nuk ia dolën. Qamili kishte pasion kuzhinën, por ëndrra iu pre në mes në lule të jetës. Ndërkohë i ati Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin covid 2 dhe fatkeqësisht edhe ai nuk ia doli kundër covid-19. Në lidhje me ngjarjen disa të afërm të familjes kanë reaguar edhe në rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.