Koronavirusi i pamëshirshëm! Humbin jetën brenda 24 orëve dy vëllezër nga Mati

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë pasi numri i të infektuarve dhe viktimave sa vjen e rritet çdo ditë e më shumë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 20 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid në 24 orët e fundit. Ndërkohë mësohet se mes dy viktimave janë edhe dy vëllezër nga Mati që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin e rrezikshëm Covid-19. Bëhet fjalë për vëllezrit Luan Domi 55 vjeç dhe Fatmir Domi 60 vjeç, njëri prej të cilëve kolonel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.