KRIMI GODET NË MES TË TIRANËS! VRITET PRANË PRAMIDËS “PADRINO I DROGËS”, BEHAR SOFIA

Një atentat me armë është regjistruar ditën e sotme në qendër të Tiranës, pranë zonës së Piramidës. Behar Sofia, i njohur ndryshe edhe me emrin Fatmir Sofia, është ekzekutuar me pistoletë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Ai ka ndërruar jetë në spital, teksa mësohet se emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare.
Sofia është arrestuar disa herë nga polica dhe njihet ndryshe në Shqipëri, por jo vetëm si “Padrino i Drogës”.
Gjithashtu ai kishte lidhje të ngushta me trafikantin turk, Abdulselam Turgut. Emri i Sofias është i njohur në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin.
Ndër të tjera, mësohet se disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.