Pas ndarjes nga Ana, Arsimi poston videon në krahët e një tjetër femre (FOTO)

Lidhja e dy ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana dhe Arsim, mori fund brenda shumë pak javësh. Kaloi pak kohë që nga dita kur ata bënë publike romancën e tyre, e më pas u tha se kishin vendosur që të ndanin rrugët e tyre.

Thuhet se shkak për ndarjen e tyre është bërë një debat që dyshja kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Më herët Arsimi ka rrëfyer se si qëndron e vërteta për lidhjen dhe ndarjen e tij të beftë nga Ana.

 

 

Përmes një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Arsimi tha se ka pasur një pëlqim shumë të fortë për Anën dhe se madje kanë shkëmbyer unaza me njëri-tjetrin.

Sa i përket arsyes së ndarjes, ai tregoi se Ana donte vëmendje gjatë gjithë kohës dhe se kjo gjë ishte bërë e bezdisshme për të.

Mirëpo, pas ndarjes nga Ana kanë nisur dyshimet se Arsimi mund të ketë nisur një lidhje të re. Në “Instatory”, ai ka ndarë një video ku shfaqet shumë i afërt me një bukuroshe, të cilën madje e ka etiketuar. Ndjekësit kanë nisur të vrasin mendjen ç’po ndodh vërtetë mes tyre, mirëpo s’kemi ende asnjë sqarim nga Arsimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.