Po ecte me biçikletë kur u përplas nga trajleri, vdes burri nga Elbasani

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Një trajler përplasi një 62-vjeçar që ishte duke ecur me biçikletë dhe më pas u dërgua në spital. Ndërkohë në mbrëmje u njoftua se 62-vjeçari me inicialet R.Z ka ndërruar jetën pasi goditja ishte e fortë dhe nuk mundi dot t’i rezistonte plagëve të marra. Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Cërrikut’, pjesë e aksit nacional Elbasan-Librazhd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.