“Pse ike pa mua?”/ Babai i vdiq në aksident, gazetarja shqiptare përlot me fjalët: O komisar….

Dita e sotme ka nisur me një ngjarje tragjike në Rrogozhinë, ku tri makina u përfshinë në një aksident të rëndë. Si pasojë mbetën të vdekur tre persona.

Policia ka konfirmuar se nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën, Bajram dhe Merushe Koni, si dhe Tonin Mhilli. Ky i fundit ishte oficer i burgut të Peqinit dhe sot ishte nisur për në punën e tij.

Babai i saj ndërroi jetë në aksidentin tragjik, gazetarja e

58-vjeçari ishte babai i gazetares së njohur të televizionit, Valbona Mhilli. Kjo e fundit ka bërë disa postime mjaft prekëse në “Instastory”, ku fillimisht shkruan: “Ma shpëtoni babin, ju lutem”.

Më pas Valbona ka publikuar foton e një shiriti të zi dhe ka bërë një dedikim të trishtë për të atin.

Babai i saj ndërroi jetë në aksidentin tragjik, gazetarja e

“Pse ike o ba pa mua? Pse e doje punën më shumë se ne o baaa, pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o drit, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o baaa çohu”, shkruan Mhilli.

Babai i saj ndërroi jetë në aksidentin tragjik, gazetarja e

Gjithashtu ajo ka publikuar dhe disa video të mëparshme që ka bërë me të atin dhe të gjithë miqtë në rrjete sociale i kanë shprehur ngushëllimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.