Seks për 5 mijë lekë, ky është qyteti shqiptar që 20-vjeçarja përdorej si prostitutë

Policia e Vlorës ka goditur një bazë-kriminale për shfrytëzimin e Prostitucionit, duke arrestuar 3 persona, dy prej tyre femra. Sipas të dhënave zyrtare, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Minorenia” dhe janë arrestuar në flagrancë:
1. Laureta Alili, 39 vjeç, banuese në Vlorë.
2. Klaudio Kovaçi, 21 vjeç, banues në Vlorë.
3. Xhoana Çelaj, 20 vjeç, banuese në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, kanë bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale në Parkun e Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”.

Sipas policisë, Laureta Alili është kapur në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion shtetasen Xhoana Çelaj, kundrejt një vlere monetare prej 5.000 lekë, (para të cilat jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje).

Ndërsa Klaudio Kovaçi, i dënuar më parë për “Vjedhje” akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion pikërisht bashkëjetuesen e tij, shtetasen Xhoana Çelaj, ndaj të cilës rëndon akuza për “Ushtrim prostitucioni” kundrejt përvetësimit të pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Ushtrim prostitucioni” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.