Tiranë/ Gjendet i vdekur pronari i një firme

Një 58-vjeçar, pronar i një firme është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet. Sipas policisë, 58-vjeçari me inicialet N.D u gjet i vdekur në ambientet e magazinës së firmës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Prandaj paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.