Tronditet Durrësi, nënë e bir plagosen me armë për një vend parkimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më parë në Durrës.

Policia njofton se më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Zyber Juba, rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur Çerma, rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja Valbona Çerma, rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit Flamur Çerma,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Zyber Juba, është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.