U tha se COVID-19 i mori jetën pas të birit, reagon vajza e familjes Seiti: Babai është gjallë, fola me kamer!

Pak minuta më parë, në media u njoftua se ka ndërruar jetë edhe babi i 17-vjeçarit Q.Seiti që COVID-i i mori jetën ditën e djeshme. Mirëpo, mësohet se ky lajm nuk është i vërtetë. Me redaksinë e JOQ ALBANIA, ka kontaktuar vetë vajza e Luftar Seitit. Ajo është shprehur se babai është gjallë dhe vetëm pak minuta ka që ka folur me video-call. Ajo shprehet e habitur se nga ka dalë ky lajm teksa ndihet edhe e prekur që dhimbja po i shtohet pas humbjes së vëllait.

Paola Seiti është shprehur:

Babai është gjallë. Sapo fola në kamera. Nuk e di ku dalin ëto lajmëe pa i verifikuar. Po na ngushëllojnë edhe për babin tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.