Vrasja e 40-vjeçarit në Vlorë/ Autorët e njihnin mirë Gentianin, dëshmitarët tregojnë ngjarjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit nga Vlora, Gentian Qarri, mbrëmjen e djeshme. Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij sapo e kanë parë. Këto detaje janë zbardhur nga dëshmitarët, të cilët theksojnë se brenda makinës kanë parë dy persona, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë edhe më shumë.

Drejt 40-vjeçarit është zbrasur një karikator i tëri dhe disa nga gëzhojat janë gjetur edhe në vendngjarje. Autorët janë larguar me shpejtësi drejt pyllit të Sodës ku kanë djegur edhe automjetin, i cili dyshohet se është grabitur në Greqi. Në polici janë shoqëruar dëshmitarë dhe familjarë, të cilët po tregojnë gjithçka që dinë mbi Qarrin. Polica shprehet se autorët e dinin të gjithë rutinën e viktimës dhe e kanë njohur fare mirë atë. Pista kryesore e hetimit është ajo e dënimit të Qarrit në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.